Blog

Investim fotovoltaik në misionin e gjelbër të Coca-Cola Bottling Shqipëria

  • Investimi total = 1,050,000 €
  • Mbulimi vjetor i konsumit = 62%
  • Reduktimi i CO2 të emetuar = 1,230 Ton/në vit
  • Sipërfaqja e mbuluar me panele = mbi 10,680 m2
  • Sasia e nevojshme për përthithjen e CO2 = 46,752 pemë/në vit

Coca-Cola Bottling Shqipëria njofton përdorimin e Paneleve të Energjisë Diellore – Fotovoltaike, me qëllim uljen vjetore të sasisë së CO2 të emetuar dhe mbulimin e konsumit vjetor të energjisë në një nivel prej 62%, përmes përdorimit të burimeve natyrore me qëllim mbrojtjen e mjedisin nga ndotja.

Plot 10,680 m2 sipërfaqe janë pajisur me panele fotovoltaike në ambientet e CCBS, në një investim total prej 1,050,000 €.

Coca-Cola në Shqipëri tashmë prej vitesh është në pararojë të ndërgjegjësimit shoqëror, duke zbatuar vazhdimisht dhe në mënyrë progresive teknologjinë më miqësore për mjedisin. Nga impianti i filtrimit të ujit, te zëvendësimi i automjeteve të flotës së shitjeve me ato 100% elektrike, Coca-Cola synon të rrisë ndërgjegjësimin se si “trekëndëshi i artë” midis institucioneve, OJQ-ve dhe kompanive private, të mund të krijojë përfitime për vendin në përgjithësi dhe ekonominë qarkore në veçanti.

Përveç CCBS, Uji i Ftohtë Tepelenë investoi gjithashtu në sistemin e panelit fotovoltaik, duke mbuluar 3,221 m2 me panele fotovoltaike, duke mundësuar mbulim prej 61% të konsumit vjetor dhe duke reduktuar 366 ton CO2 të emetuar në vit, sasi kjo e barazvlefshme me punën e bërë nga 10,576 pemë çdo vit. Investimi i përgjithshëm i kompanisë Uji i Ftohtë Tepelenë për sistemin e energjisë me energji fotovoltaike është 360,000 €.

“Ne zgjedhim të lëmë gjurmën tonë të gjelbër në Shqipëri dhe të vazhdojmë të kontribuojmë drejt qëndrueshmërisë, ndërsa e mundësojmë këtë investim përmes furnitorëve vendas, apo institucioneve dhe palëve të treta vendase, duke fuqizuar rrjedhimisht ekonominë qarkore në Shqipëri” – shtoi z. Luca Busi, Presidenti i Coca- Cola Bottling Shqipëria dhe Uji i Ftohtë Tepelenë.

Ndërsa CCBS & Uji i Ftohtë Tepelenë investojnë në Shqipëri, modele të tjera do të pasohen së shpejti me mbështetjen e “The Coca-Cola Company” në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”, duke lejuar një ndikim të tillë të fuqishëm në ekonominë tonë dhe duke rritur këtë Grup Sipërmarrjeje në pozicionin nr. 1 për mbështetjen e qëndrueshmërisë dhe përmirësimin e ekonomisë qarkore në vend.

ujiteplene
Investimi total = 1,050,000 € Mbulimi vjetor i konsumit = 62% Reduktimi i CO2 të emetuar = 1,230 Ton/në vit Sipërfaqja e mbuluar me panele = mbi 10,680 ...