Rreth Nesh

SHOQËRIA

Shoqëria “Uji i Ftohtë Tepelene” u krijua në vitin 1996 dhe filloi aktivitetin prodhues       në vitin 1998. Stabilimenti ndodhet në një terren rreth 30.000 m², nga këto më tepër se 4.000 m² të mbuluar nga impiantet e prodhimit dhe magazinat. Linja e prodhimit përdor teknologjinë më të fundit në sektorin e amballazhimit dhe të konfeksionimit. Në laboratorin e kontrollit të cilësisë kryhen kontrolle të detajuara si për karakteristikat fiziko- kimike ashtu dhe për të gjitha analizat baktereologjike, që uji i ofruar konsumatorit të jetë në cilësinë dhe standardet më të mira. Çdo javë në fabrikën e Ujit Tepelene bëhen mbi 800 kontrolle laboratοrike për të garantuar cilësinë e produktit që i ofrohet konsumatorit. Çdo vit Uji Tepelene punon fort me ekspertët më të mirë dhe aparaturat më të avancuara për të sjellë më të mirën në treg. Në ditët e sotme Uji Tepelene është shumë i pëlqyer nga konsumatori.

MISIONI

Misioni ynë është të ofrojmë drejt konsumatorit këtë rezervë natyrore që na ka falur e bukura natyrë përmes teknologjisë dhe inovacionit, por gjithnjë duke respektuar natyrën dhe ruajtur fort vlerat e këtij uji të veçantë. Synimi i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelene” është të mbetet lider në sektorin e prodhimit të ujërave të pijshëm, me anë të rritjes së qëndrueshme të numrit të klientëve dhe zënies së tregjeve të reja, duke:

  • punuar në respekt të plotë me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për produktet që ajo prodhon dhe tregëton
  • i kushtuar një vëmëndje të veçantë garantimit të sigurisë shëndetësore të konsumatorit
  • përmirësuar vazhdimisht cilësinë e produkteve të saj
  • investuar vazhdimisht për sigurimin e impianteve bashkëkohore në fabrikë
  • kryer trajnime të ndryshme për formimin profesional të personelit
  • konkuruar me dinjitet dhe profesionalizëm konkurentët tanë
  • prodhuar produkte në përputhje me specifikimet dhe preferencat e konsumatorit.

NJË HISTORI SUKSESI

Historia e Ujit Tepelene lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës, i cili qeverisi vendin tonë në vitet ‘800, 250 vjet Histori. Ali Pashë Tepelena zbuloi burimin e Ujit Tepelene, një ujë i shijshëm dhe i lehtë. Gjithmonë inovativ dhe mbështetës i teknologjisë më të fundit Uji Tepelenë synon të përqafojë gjithmonë të renë, por gjithnjë duke ruajtur të pandryshueshëm vlerat natyrale të ujit. Vit pas viti, shoqëria i ka dhënë rëndësi rritjes së saj jo vetëm me më shumë hapësirë në tregun vendas e të huaj, por edhe me ide dhe produkte të reja për të kënaqur konsumatorin dhe për t’iu përshatur të gjitha shijeve të tij.

Formatet dhe produktet e Uji Tepelene:
vitin 2002 shoqëria hedh në treg linjën e shisheve të qelqit fillimisht në formatin 0.75 L dhe më pas në atë 0.25 L. Uji Tepelene edhe sot e kësaj dite vazhdon të qëndrojë si uji më i preferuar në baret, restorantet më të mira dhe hotele të klasit të lartë në Shqipëri.Në vitin 2007 Tepelene sjell një produkt të ri, shishen e ujit të gazuar me shije limoni. Një produkt ky shumë i kërkuar nga konsumatori shqiptar. Pëveçse i shijshëm dhe mjaft cilësor, ai ka dhe vlera të larta të shëndetshmë në organizëm. Viti 2008 është viti kur në treg lançohet shishja “Sport cap”. Shumë praktike për ta pasur në çdo aktivitet sportiv.Viti 2012 është një tjetër vit ku suksesi i Shoqërisë rritet me dy produkte absolutisht të reja për tregun e pijeve në Shqipëri. Tepelene Vitamine Active dhe Tepelene Vitamin Wellness janë ujë natyral me vitamina e përbërës multifunksional, shumë të dobishëm për trupin e njeriut. Vitamin water vijnë si një koncept i ri në botën e konsumit dhe si një risi për stilin e jetës në ditët e sotme. Kënaq trupin dhe lehtëson shpirtin e të gjithë konsumatorëve që dëshirojnë një pije të shëndetshme. Vitamin Water është vlerësuar kudo në botë si pija ideale për t’u konsumuar çdo ditë për të gjithë ata që kërkojnë më shumë se një pije.

Po në vitin 2012, shoqëria hedh në treg formatin familjar 2L, për të gjitha familjet e mëdha Shqiptare që kanë një konsum të lartë uji në ditë.Uji Tepelene është uji i duhur sepse është i shëndetshëm për të gjitha grupmoshat

PRANIA NË TREGJET E HUAJA

Uji Tepelene është ujë bakteriologjikisht i pastër dhe në bazë të Legjislacionit të Komunitetit Europian, është klasifikuar si Ujë Oligomineral i këshillueshëm për dietat me sasi të ulët natriumi. Kjo së bashku me shijen e këndshme dhe cilësinë e lartë janë arsyet kryesore që e kanë bërë Ujin Tepelene, ujin më të kërkuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në vitin 2003, Uji Tepelene filloi eksportimin në Greqi dhe vit pasi viti rriti eksportimin edhe në Kosovë, Maqedoni, Itali, Angli. Që prej vitit 2011 eksporton edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.