Shoqëria

Shoqëria “Uji i Ftohtë Tepelene” është një shoqëri me të drejta Shqiptare. U krijua në vitin 1996 dhe filloi aktivitetin prodhues në vitin 1998. Stabilimenti ndodhet në një terren rreth 30.000 metra katror, nga këto më teper se 4.000 m² të mbuluar nga impiantet e prodhimit dhe magazinat.
Linja e prodhimit përdor zgjidhjet më të avancuara teknologjike në sektorin e amballazhimit dhe të konfeksionimit. Në laboratorin e kontrollit të cilësisë janë instaluar gjithë pajisjet e nevojshme për kontrollin si të karakteristikave fiziko-kimike ashtu dhe për kryerjen e të gjitha analizave baktereologjike. 

Sot cilësia e tij, vazhdimisht e kontrolluar, është akoma më e sigurtë ashtu siç është edhe më i çmueshëm për shijen e tij. Çdo javë në fabrikën e Ujit Tepelene bëhen mbi 800 kontrolle laboratοrike për të garantuar cilësinë e produktit që i ofrohet konsumatorit. Vit pas viti Shoqëria lëviz, studion dhe prodhon të renë: një tregues i rëndësishëm që e bën këtë ndërmarrje një pikë referimi dhe superiore në procesin e shpejtë të modernizimit të Shqipërise.