Një histori suksesi

Historia e ujit Tepelene filloi kur personazh historik Ali Pasha, i cili e qeverisi vendin në vitet ‘800, zbuloi burimin e një uji të shijshëm dhe të lehtë. Tepelene është gjithmonë inovative, e kujdesshme kundrejt zgjedhjes së teknologjive të reja dhe me një vizion moderne ndaj tregut. Të ndryshosh do të thotë jo vetëm të mund të rritesh për të qëndruar në hapat e zhvillimit të shijes dhe të mënyrës së konsumimit, por edhe të jesh në gjendje për të ofruar një cilësi dhe siguri shumë të madhe. Vit pas viti,  shoqëria i ka dhënë rëndësi rritjes së saj jo vetëm me më shumë hapësirë në tregun vendas e të huaj, por edhe me ide dhe produkte të reja për të kënaqur konsumatorin.

Ja dhe ku kanë lindur formatet dhe produktet e rinj të Tepelene.

Në vitin 2002 shoqëria hedh në treg linjën e shisheve të qelqit fillimisht në formatin 0.75 L dhe më pas në atë 0.25 L. Uji Tepelene edhe sot gjendet në më të mirët bare, restorante dhe hotele të klasës së lartë në Shqipëri.

Në vitin 2007 Tepelene sjell një produkt të ri, shishen e ujit të gazuar me shije limoni. Një produkt ky shumë i kërkuar nga konsumatori shqiptarë.
2008 është një tjetër vit i rëndësishëm për shoqërinë pasi hedh në treg formatin e shishes “Sport cap”. Një shishe shumë praktike për të gjithë njerëzit që konsumojnë ujin gjatë aktiviteteve sportive.

Viti 2012 është një tjetër vit ku suksesi i Shoqërisë rritet me dy produkte absolutisht të reja për tregun e pijeve në Shqipëri. Tepelene Vitamin Active e Tepelene Vitamin Wellness, janë ujëra natyral me vitamina e përbërës multifunksional, shumë të dobishëm për trupin e njeriut. Vitamin Water vijnë si një koncept i ri në botën e konsumit dhe si një e re për stilin e jetës që njerëzit kanë në ditët e sotme. Kënaq trupin dhe lehtëson shpirtin e të gjithë konsumatorëve që dëshirojnë një pije të shëndetshme. Vitamin Water është vlerësuar kudo në botë si pija ideale për t’u konsumuar çdo ditë për të gjithë ata që kërkojnë më shumë se një pije.

Po në vitin 2012, shoqëria hedh në treg formatin familjar 2L, për të gjitha familjet e mëdha Shqiptare që kanë një konsum të lartë  uji në ditë.