Produktet Tona

Zgjidhni formatin që i përshtatet stilit tuaj të jetës dhe përjetoni energjinë e burimit, pa kompromise.

Uji Tepelene buron në zemër të maleve shqiptare, duke përthithur pastërtinë e natyrës dhe një përzierje të balancuar mineralesh.

Çdo shishe ruan historinë dhe traditën tonë, ndërsa ofron një shije të lehtë që mbetet e pandryshuar.

Nga formatet klasike e deri te linjat e reja, produktet tona përmbajnë thelbin e një eksperience që kombinohet me stilin e jetës suaj.

Uji ynë klasik ruan pastërtinë e burimit, duke ofruar një dizajn të thjeshtë dhe praktik. Ideale për përdorim të përditshëm dhe çdo mjedis.

Shishe 0.25 L | Shishe 0.75 L | Shishe 0.5 L (natyral apo e gazuar)

Për ata që vlerësojnë detajet e imëta, linja e qelqit sjell një prekje elegance dhe rafinimi. Këto shishe janë të përkryera për baret, restorantet apo eventet speciale.

Shishe 0.25 L | Shishe 0.75 L | Shishe 0.5 L (natyral apo e gazuar)

Linja me gaz ofron një ndjesi të lehtë flluskash që gjallëron çdo gllënjkë. Mund të jetë shoqëruesi ideal për vaktet apo për ata që kërkojnë diçka më dinamike se uji i thjeshtë.

Shishe 0.5 L | Shishe 1 L

Formate të krijuara posaçërisht për ata që janë në lëvizje ose për fëmijët që duan të kenë një shishe praktike dhe rezistente. Kapaku sportiv lehtëson konsumimin dhe e bën më të sigurt mbajtjen.

Shishe 0.33 L (Kids) | Shishe 0.5 L (Sport Cap)

Një alternativë e gazuar dhe e pasur me vitamina, për ata që kërkojnë diçka më shumë se uji i zakonshëm. Ofron shije të lehtë frutash dhe benefite shtesë për trupin.

Active | Balance | Wellness