Prania në tregjet e huaja

Uji Tepelene është bakteriologjikisht i pastër dhe në bazë të Legjislacionit të Komunitetit Europian, është klasifikuar si Ujë Oligomineral i këshillueshëm për dietat me sasi të ulët natriumi. Kjo e ka bërë ujin Tepelene një ujë të kërkuar edhe jashtë kufijve të Shqipërise. Në vitin 2003, Tepelene filloi eksportimin në Greqi dhe vit pasi viti rriti eksportimin edhe në Kosovë, Itali, Angli. Që prej vitit 2011 eksporton edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.