PRANIA NË TREGJET E HUAJA

Uji Tepelene është ujë bakteriologjikisht i pastër dhe në bazë të Legjislacionit të Komunitetit Europian, është klasifikuar si Ujë Oligomineral i këshillueshëm për dietat me sasi të ulët natriumi.

Kjo së bashku me shijen e këndshme dhe cilësinë e lartë janë arsyet kryesore që e kanë bërë Ujin Tepelene, ujin më të kërkuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në vitin 2003, Uji Tepelene filloi eksportimin në Greqi dhe vit pasi viti rriti eksportimin edhe në Kosovë, Maqedoni, Itali, Angli. Qe prej vitit 2011 eksporton edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej vitit 2019 Uji Tepelene eksportohet edhe ne Zvicer.