SHOQËRIA

SHOQËRIA

Shoqëria “Uji i Ftohtë Tepelene” u krijua në vitin 1996 dhe filloi aktivitetin prodhues në vitin 1998. Stabilimenti ndodhet në një terren rreth 30.000 m², nga këto më tepër se 4.000 m² të mbuluar nga impiantet e prodhimit dhe magazinat. Linja e prodhimit përdor teknologjinë më të fundit në sektorin e amballazhimit dhe të konfeksionimit. Në laboratorin e kontrollit të cilësisë kryhen kontrolle të detajuara si për karakteristikat fiziko- kimike ashtu dhe për të gjitha analizat baktereologjike, që uji i ofruar konsumatorit të jetë në cilësinë dhe standardet më të mira. Çdo javë në fabrikën e Ujit Tepelene bëhen mbi 800 kontrolle laboratοrike për të garantuar cilësinë e produktit që i ofrohet konsumatorit. Çdo vit Uji Tepelene punon fort me ekspertët më të mirë dhe aparaturat më të avancuara për të sjellë më të mirën në treg. Në ditët e sotme Uji Tepelene është shumë i pëlqyer nga konsumatori.