NJË HISTORI SUKSESI
Historia e Ujit Tepelene lidhet ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës, i cili qeverisi vendin tonë në vitet ‘800, 250 vjet Histori. Ali Pashë Tepelena zbuloi burimin e Ujit Tepelene, një ujë i shijshëm dhe i lehtë. Gjithmonë inovativ dhe mbështetës i teknologjisë më të fundit Uji Tepelenë synon të përqafojë gjithmonë të renë, por gjithnjë duke ruajtur të pandryshueshëm vlerat natyrale të ujit. Vit pas viti, shoqëria i ka dhënë rëndësi rritjes së saj jo vetëm me më shumë hapësirë në tregun vendas e të huaj, por edhe me ide dhe produkte të reja për të kënaqur konsumatorin dhe për t’iu përshatur të gjitha shijeve të tij.
Formatet dhe produktet e Uji Tepelene:
Në vitin 2002 shoqëria hedh në treg linjën e shisheve të qelqit fillimisht në formatin 0.75 L dhe më pas në atë 0.25 L. Uji Tepelene edhe sot e kësaj dite vazhdon të qëndrojë si uji më i preferuar në baret, restorantet më të mira dhe hotele të klasit të lartë në Shqipëri.Në vitin 2007 Tepelene sjell një produkt të ri, shishen e ujit të gazuar me shije limoni. Një produkt ky shumë i kërkuar nga konsumatori shqiptar. Pëveçse i shijshëm dhe mjaft cilësor, ai ka dhe vlera të larta të shëndetshmë në organizëm. Viti 2008 është viti kur në treg lançohet shishja “Sport cap”. Shumë praktike për ta pasur në çdo aktivitet sportiv.Viti 2012 është një tjetër vit ku suksesi i Shoqërisë rritet me dy produkte absolutisht të reja për tregun e pijeve në Shqipëri. Tepelene Vitamine Active dhe Tepelene Vitamin Wellness janë ujë natyral me vitamina e përbërës multifunksional, shumë të dobishëm për trupin e njeriut. Vitamin water vijnë si një koncept i ri në botën e konsumit dhe si një risi për stilin e jetës në ditët e sotme. Kënaq trupin dhe lehtëson shpirtin e të gjithë konsumatorëve që dëshirojnë një pije të shëndetshme. Vitamin Water është vlerësuar kudo në botë si pija ideale për t’u konsumuar çdo ditë për të gjithë ata që kërkojnë më shumë se një pije.Po në vitin 2012, shoqëria hedh në treg formatin familjar 2L, për të gjitha familjet e mëdha Shqiptare që kanë një konsum të lartë uji në ditë. Uji Tepelene është uji i duhur sepse është i shëndetshëm për të gjitha grupmoshat

Në korrik 2014, Uji Tepelene vjen me një format të ri. Uji Tepelene Natyral dhe i Gazuar 0,5 L, në shishe qelqi, për t’iu përshtatur shijeve dhe kërkesave të konsumatorëve.